Mjet shpërthyes në vendin ku po ndërtohet xhamia e madhe

Një mjet shpërthyes është gjetur mëngjesin e sotëm në vendin ku ka fillur ndërtimi i xhamisë së madhe në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti e ka konfirmuar rastin për KALLXO.com.

“Sot rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimt shpërthyes në rrugën Dëshmorët e kombit në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tutje ka dhënë detaje për mjetin e gjetur, i cili dyshohet se ka mbetur para shumë kohe.

“Dyshohet se është mjet i mbetur para shumë kohësh në atë zonë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.