Ilustrim

Mjet shpërthyes në Hajvali, FSK dhe KFOR kryejnë deminimin

Një person nga fshati Hajvali – Prishtinë, ka raportuar në Policinë e Kosovës për një mjet shpërthyes.

Sipas njoftimit të Policisë, njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të KFOR-it kanë dal në vendin e ngjarjes ku dhe e kanë tërhequr në mënyrë të sigurt mjetin e dyshuar.

Gjithmonë duke iu referuar raportit 24 orësh të Policisë, mjeti i dyshuar është dërguar për trajtim të mëtejshëm.

Tutje është thënë se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:00.

Gjatë ditës së djeshme edhe në Prizren nga ana e FSK-së janë tërhequr nëntë granata dore.