Mjet shpërthyes afër pikës kufitare në Merdarë, Policia ndaloi qarkullimin për një orë

Sot rreth orës 17:30 në stacionin policor kufitar në Merdarë nga pjesëtarë të KFOR-it, është kërkuar ndalimi i përkohëshem i qarkullimit të personave dhe automjeteve për arsye se janë duke e bërë shpërthimin në mënyrë të kontrolluar të një mjeti shpërthyes.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, lokacioni i mjetit shpërthyes ka qenë në distancë mbi një kilometër larg pikës kufitare, por për shkaqe sigurie për një kohë të shkurtër është ndërprerë qarkullimi.

“Rreth orës 18:20 rruga është liruar për qarkullim normal, pa probleme”, thuhet në përgjigjen e forcave të rendit.