Ilustrim

Mjet shpërthyes afër Liqenit të Batllavës

Policia e Kosovës është njoftuar nga një qytetar se pranë Liqenit të Batllavës ka hasur në një mjet shpërthyes.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:00, afër fshatit Barainë.

Njësiti policor ka bërë sigurimin e mjetit, ndërsa njësitë për deminim të KFOR-it dhe FSK-së në mënyrë të kontrolluar e kanë bërë asgjësimin e mjetit, njofton Policia.