Mjete piroteknike - Foto: Rtv21

Mjeku nga Drenasi tregon për lëndimet nga mjetet pirotenike në natën e Vitit të Ri

Feriz Bytyqi, mjek në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Hafir Shala”, në Drenas ka thënë se mbrëmë në ndërrimin e motmoteve, në këtë komunë ka pasur disa lëndime, si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike.

Ai i publikuar disa nga rentgenët e rasteve të lëndimit nga mjetet pirotenike, si referencë për pasojat që mund të kenë qytetarët.

“Inçizime rentgenografike vetëm disa më serioze, prej shumë lëndimeve si pasojë e mjeteve piroteknike. Vetëm në Drenas i patem disa lëndime mbrëmë, njëri nga të cilët një fëmijë u detyruam ta dërgojmë në Emergjencën e Prishtinës”, ka shkruar ai në Facebook.


Lëndimet nga mjetet piroteknike, Ilustrim FOTO: Feriz Bytyqi- Facebook

Qytetarët kanë dërguar në KALLXO.com edhe fotografi të gëzhojave të plumbave të cilët kanë dëmtuar dritare e vetura.

Gëzhoja të plumbave janë parë edhe në rrugën “Shefki Kuleta” në qytetin e Fushë-Kosovës.

Policia e Kosovës për disa ditë me radhë ka bërë thirrje që për natën e ndërrimit të motmoteve të mos përdoren armë.

Nga festimet e natës së mbrëmshme sipas Policisë së Kosovës nuk ka pasur asnjë rast tragjik, përveç disa incidente me lëndime trupore dhe dëme materiale si pasojë e përdorimit pakujdesshëm i mjeteve piroteknike dhe armëve të zjarrit.

Shënim: Artikulli është edituar në orën 19:58, pasi fotografia e rëntgeneve nga lëndimet piroteknike është e vjetër dhe nuk të bëjë me lëndimet e mbrëmshme të qytetarëve nga mjetete piroteknike, por është përdorur si referencë nga mjeku Feriz Bytyqi.