Ilustrim

Mjeku kujdestar tregon për gjendjen e personit të therur në Prishtinë

Sot në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë një person është therur me thikë duke marrë lëndime të rënda trupore, pas një përleshje.

Florie Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Rajonit të Prishtinës, e ka konfirmuar më herët se personi i therur është dërguar në për tretman mjekësorë në QKUK.

KALLXO.com, ka kontaktuar mjekun kujdestar në Qendrën Emergjente në QKUK. Mjeku kujdestar, Naser Syla ka thënë se gjendja e personit të therur vazhdon të jetë e rëndë.

“Për momentin është gjendja e rëndë. Tash do ta shohim se çka është e nevojshme për të, jemi ka merremi me të”, ka thënë mjeku kujdestar, Naser Syla për Kallxo.com.

Në Prishtinë theret një person me thikë, pëson lëndime të rënda trupore