Mjeku kujdestar në QKUK flet për gjendjen e të lënduarve nga shpërthimi në Ferizaj

Mjeku kujdestar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Agron Çitaku, ka bërë të ditur se deri më tani janë 14 pacientë janë sjellë nga Ferizaj.

Çitaku ka bërë të ditur se gjendja e të lënduarve është stabile dhe mesatarisht e rëndë.

“5 persona janë në sallën operative. Pacienti më i ri është i lindur më 2002. Ai ka diegie në pjesën e fytyrës dhe pjesën e sipërme të trupit”, ka thënë Çitaku për KALLXO.com.

Shpërthimi në Ferizaj dyshohet se ka ndodhur për si pasojë e një bombole gazi, ndërsa janë të dëmtuara nga shpërthimi disa lokale e vetura.

Deri më tani sipas Majorit të Policisë së Kosovës, Qazim Reka, 44 persona janë lënduar si pasojë e shpërthimit.

Arrin në 42 numri i të lënduarve nga shpërthimi në Ferizaj, 2 janë të mitur