Foto-ilustrim

Mjeku i Ferizajt flet për gjendjen e 4 të lënduarve në aksidentin në Kaçanik

Katër persona janë lënduar sonte në një aksident në fshatin Kovaqec të Kaçanik.

KALLXO.com ka biseduar me mjekun kujdestar në Spitalin e Ferizajt, Arbër Hamiti, i cili tregoi se gjendja e një vajze dhe një djali është e rëndë përderisa dy pacientët e tjerë janë lëshuar për në shtëpi.

“Dy sapo i lëshova për në shtëpi, janë me lëndime të lehta trupore ndërsa dy kanë shkuar në Prishtinë me lëndime më të rënda trupore. Të dy janë në gjendje më të rëndë. Frakturë të eshtrave të fytyrës dhe frakturë e eshtrave të pelvikut”, tha mjeku.

Për shkak të mungesës së Tomografisë së Kompjuterizuar apo CT-së, Hamiti është detyruar t’i dërgojë për tretman në Emergjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Spitali i Ferizaj nuk ka CT. Pacienti tjetër ka qenë i përgjumur dhe për shkak të kësaj për me u konstatu edhe me u diagnostifiku më lehtë me CT e kam dërgu në Prishtinë”, tha tutje ai.

FOTO: Aksident trafiku në Kaçanik, 4 të lënduar