Lajm i Fundit, Coronavirus

Mjekja nga Spitali i Pejës pozitive me COVID-19

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës është infektuar me COVID-19 një person nga stafi mjekësor i spitalit.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës, Petrit Loci.

Loci tha se e infektuara është mjeke në repartin neonatal.

Ai shtoi se 39 zyrtarë policor dhe 19 punëtorë shëndetësor pas testimit kanë rezultuar negativ me COVID-19.

Të njëjtit ishin testuar pasi kishin pasur kontakt me persona që janë infektuar me virus.

Instituti i Shëndetësisë Publike ka njoftuar dje për 1 rast të ri me COVID-19 në Komunën e Pejës, duke e rritur numrin e të prekurve në këtë komunë në 73.

Komuna e Pejës është shpallur zonë karantine.

Rrugët “Cenë Abdyli 47“, “28 Nëntori nr.4“, “Fabrika e Sheqerit”, “Vëllezërit Kastrati”, “Adem Jashari 174 2/1” dhe fshatrat Nabërgjan, Vitomericë, Lutogllavë, Katund i Ri (Billagaj) në komunën e Pejës janë shpallur Vatra të përhapjes së Infeksionit.

Peja shpallet zonë karantinë, katër fshatra vatër e përhapjes së infeksionit – Dokument