Mjekëve të Vitisë po u bëhet testimi për coronavirus pas paraqitjes në ‘Jeta në Kosovë’

Pas emisionit të mbrëmshëm “Jeta në Kosovë” ku folën dy mjekë nga Vitia të cilët për një javë kanë qëndruar në karantinë, të njëjtit po i nënshtrohen sot testimit për coronavirus.

Mjekët nga Vitia, Dardane Xhemajlit dhe Adnan Çoçajt kanë bërë të ditur se sot janë thirrur për t’i kryer ekzaminimet e nevojshme.

Në “Jeta në Kosovë” mbrëmë ata rrëfyen momentet prej kur janë vendosur në karantinë.

Të dy mjekët thanë se kanë kërkuar që ta bëjnë testin për coronavirus, por nga zyrtarët e shëndetit publik u është thënë se përderisa nuk kanë simptoma nuk do t’iu bëhet testimi.

Dardane Xhemajli dhe Adnan Çoçaj ishin futur në karantinë një javë më parë për arsye se kanë pasur kontakt me personat që kanë dal pozitiv me coronavirus.

Kosova tashmë numëron 21 persona të identifikuar me COVID-19 ndërsa qytetet si Vitia, Klina, Malisheva e Podujeva janë izoluar si masë kundër shpërndarjes së virusit.

Rrëfimet e mjekëve mund t’i ndiqni në këtë link:

Qeveria dhe kriza #JetaNeKosove

Qeveria dhe kriza#JetaNeKosove

Publiée par Emisioni Jeta në Kosovë sur Jeudi 19 mars 2020

.