Mjekët nga Kosova mbërrin në Kukës për ta marrë vaksinën anti-Covid

Kanë mbërritur në Kukës tre autobusët nga Kosova me punëtorë e parë shëndetësorë të cilët do të vaksinohen. Në pallatin e Kulturës në Kukës, ka filluar regjistrimi i vaksinimit të 250 mjekëve kosovarë. Ndërkohë, që në orën 12:00 pritet të vizitojë qendrën e vaksinimit, kryeministri shqiptar, Edi Rama. Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se sot do të vaksinohen rreth 250 punëtorët e parë ndërsa në ditët në vijim do të vazhdohet edhe me 250 të tjerë. Këto vaksina janë donacion nga Shqipëria. RTV21.tv