Ilustrim

Mjekët në të gjitha nivelet nisin grevën

Greva në sistemin shëndetësorë ka filluar që nga ora 7 e mëngjesit të sotëm.

Këshilli Qendror Grevist i Federatës Sindikale të Shëndetësisë ka bërë të ditur përmes një njoftimi për media se të gjithë punëtorët e shëndetësisë i janë përgjigjur ftesës për të hyrë në grevë.

Njoftimi i plotë i Këshillit Qendror Grevist i FSSHK-së:

Komunikatë për media

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës respektivisht Këshilli Qendror Grevist njofton opinionin e gjerë se Greva ka filluar në ora 07:00 ashtu siç ishte planifikuar në të gjitha Institucionet Shëndetësore të Kosovës dhe deri më tani të gjithë punëtorët i janë përgjigjur Grevës së Përgjithshme, përveç në QKMF – Shtime u informuam nga nënkryetarja e  sindikatës në këtë qendër znj. Shehrije Morina se ka ndodhur një incident  ku një qytetar ka thyer një xham në laboratorin e kësaj qendre mjekësore, me të cilin rast tani për tani është duke u marr Policia e Kosovës.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës do të ju mbai të informuar lidhur me mbarëvajtjen e Grevës. Njëherit kërkojmë mirëkuptimin nga ana e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Këshilli Qendror Grevist i FSSHK-së.