Mjekët në QKUK kryejnë për herë të parë në Kosovë një operacion të rrallë

Mjekët në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës kanë kryer një operacion i rrallë dhe të ndjeshëm, për herë të parë në Kosovë.

Mjekët kirurgë, bashkë me anesteziologë dhe pjesën tjetër të ekipit operativ, kanë operuar një pacient 76 vjeçar në arterien karotide të brendshme (arterie që ushqen trurin me gjak).

“Arteria ishte në formë spiraleje deri te hyrja e saj në tru dhe ishte e ngushtuar në origjinën e saj. Sëmundjet e shfaqura në arterien karotide janë të rralla, me një rrezik të madh për të shkaktuar sulm në tru”, ka njoftuar ShSKUK.

Sipas njoftimit pas operacionit, janë kryer ekzaminimet kontrolluese, ku është konstatuar se intervenimi kirurgjik është kryer me sukses të plotë.

Pacienti pas 3 ditë hospitalizimi, është liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore, thuhet në njoftim.