Foto: Ilustrim

Mjekët i presin këmbën e gabuar pacientit 82-vjeçar: Jemi të tronditur nga ajo që ndodhi

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Austri. Një pacienti 82-vjeçar të shtruar në klinikën “Freistadt ” mjekët i prenë këmbën e gabuar.

Pacienti 82-vjeçar kishte nevojë që t’i pritej këmba  e majtë, por ekipi i kirurgëve i prenë të djathtën.

Ajo që ndodhi doli në dritë një ditë pas operacionit.

“Ne jemi thellësisht të tronditur nga ajo që ka ndodhur. Pavarësisht standardeve të larta të cilësisë së klinikës sonë, këmba e gabuar e një pacienti është prerë,” thuhet në një deklaratë të dhënë  nga klinika Freistadt, i cili siguron që një hetim i brendshëm ka filluar, raportojnë mediat në Austri, përcjellë oranews.

“Fatkeqësisht aksidenti ndodhi për shkak të një zinxhiri fatkeq ngjarjesh .”

Burri është duke marrë ndihmë psikologjike por së shpejti do t’i nënshtrohet prerjes së këmbës tjetër.