Foto: Komuna e Vushtrrisë

Mjekët dhe auto-ambulanca nga Vushtrria nisen për në Shqipëri

Kuvendi Komunal i Vushtrrisë i ka dhënë dritë të gjelbër kërkesës së mjekëve të Qendrës së Mjekësisë Familjare që dy ekipe të shërbejnë në mënyrë vullnetare në Shqipëri.

Kjo ka qenë kërkesë e vet stafit mjekësor.

Këtë e ka bërë të ditur Syljeman Meholli, drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Vushtrri.

Po ashtu kjo drejtori ka ndarë dhe 3 mijë euro për të ndihmuar kombin shqiptar.

Foto: Komuna e Vushtrrisë