'Mjaltë për mos m’i rreh gazetarët', dhurata nga aktivistët për Endrit Shalën

Ministrit në detyrë, Endrit Shalës, i është bërë një “dhuratë” para Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë dhe para selisë së Nismës Socialdemokrate nga një grup aktivistësh.

Fotografitë e shpërndara në një llogari në rrjetin social “Facebook” e cila quhet “Replika”, tregojnë se Shalës i ishte ofruar një kavanoz me mjaltë për të mos i rrahur gazetarët.

“Preferohet 1 lugë mjaltë në mëngjes për mos përdorimin e dhunës #mospoiubonhajr”, thuhet në postimin e publikuar nga kjo faqe në Facebook.

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, muajin e kaluar është përfshirë në një incident me një gazetar.

Ensar Ramadani kishte raportuar në Polici se ishte goditur me shuplakë në fytyrë nga ministri Shala.

Ky i fundit për KALLXO.com e kishte mohuar se kishte goditur gazetarin duke u betuar se vetëm kishte dashur të flasë dhe të sqarohej me të pasi që nuk e kishte ditur se ishte gazetar.

Pas këtyre deklaratave, KALLXO.com kishte siguruar pamjet e kamerave të cilat gjenden para QKUK-së, më saktësisht te hyrja e Emergjencës, të njëjtat pamje demantuan mohimin e Shalës pasi që shihej mjaft mirë sulmi që kishte bërë ndaj gazetarit.

Deri më tani ministri Shala vetëm është marrë në pyetje nga Policia dhe Prokuroria por nuk është ndërmarrë ndonjë veprim ndaj tij.

KALLXO.com disa herë kishte tentuar të marrë përgjigje nga organet e rendit dhe të drejtësisë për masat që do të ndërmerren për ministrin Shala por nuk kemi pasur përgjigje.

KALLXO.com gjithashtu kishte raportuar vazhdimisht për sulmin e Shalës ndaj gazetarit.

Rrëfimi i gazetarit që thotë se u sulmua nga ministri Endrit Shala

AGK dënon sulmin ndaj gazetarit Ensar Ramadani

Video: Endrit Shala e quan verbal sulmin ndaj gazetarit

Video: Endrit Shala e quan verbal sulmin ndaj gazetarit

Pamje ku Endrit Shala godet gazetarin