Mitrovicë - Vritet me armë zjarri një 49 vjeçar

Një person i moshës 49 vjeçare  ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri në rrugën ‘Evlia Qelebia’, mbrëmë në Mitrovicë.

Ndërsa i  plagosuri tjetër 52 vjeçar, mbetet  në tretman të mëtejmë mjekësor.

“Me datën 10 korrik 2021, në ora 00:20, policia në Mitrovicën e Jugut, ka pranuar informatën për të shtëna me arme zjarri në  rrugën ‘Evlia Qelebia’. Me të pranuar informatën, në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore”, thuhet në njoftim.

Tutje është bërë e ditur se pas ekzaminimeve të kryera në vendin e ngjarjes, hetuesit e krim-teknikës si prova materiale kanë gjetur katër (4) gëzhoja dhe një predhë të plumbit si dëshmi materiale që ndërlidhen me rastin.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa dy persona të dyshuar janë në kërkim policor.