Foto-ilustrim

Mitrovicë, vetura godet për vdekje këmbësorin 83-vjeçar

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë- Bajgorë në segmentin rrugorë zona “Tunel i  parë”.

Si pasojë e lëndimeve të marra nga goditja prej veturës ka vdekur një 83-vjeçar.

Aksidentin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:15.

“N.O., 83 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, nuk ka mundur t’u përballojë plagëve të mara dhe i njëjti ka vdekur në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, tha zëdhënësi i Policisë.

I dyshuari, drejtuesi i  automjetit , F.Sh., është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.