Foto-ilustrim | Foto: Flickr

Mitrovicë, vetura godet një shtëpi

Një vozitës nga pakujdesia ka goditur një shtëpi ku përveç dëmeve materiale që janë shkaktuar në shtëpi, lëndime trupore pësojnë vozitësi i automjetit dhe tre burra.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën ‘Kovaçica’ në Mitrovicë në rreth orës 4 të mëngjesit.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prishtinës.