Ilustrim

Mitrovicë: Vetura godet biçikletën

Një person ka mbetur i lënduar pas goditjes nga vetura gjatë kohës sa ishte duke drejtuar biçikletën.

I njëjti është dërguar në Spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur dje gjatë orëve të paradites. Nuk ka raportim për të arrestuar lidhur me rastin.