Mitrovicë, vetura e Policisë godet një këmbësore

Një grua ka mbetur e lënduar si pasojë e një aksidenti, ku është përfshirë një veturë e Policisë.

Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë- Leposaviq.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një veturë e ka goditur një këmbësore. Diku rreth orës 17:00. Vetura e përfshirë është e Policisë.” – tha Zahiti për KALLXO.com.

Ai shtoi se rasti ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë- Leposaviq, në dalje të Mitrovicës.