Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Mitrovicë Veriore, gruaja gjendet e vdekur në banesë

Një Mitrovicën e Veriut, dje është raportuar për një vdekje të dyshimtë.

Sipas raportit të Policisë,  gruaja ishte gjetur pa shenja jete në banesën e saj.

Vëllai i viktimës ka raportuar se prindërit e tij nuk kishin arritë të komunikonin me viktimën,

pasi që dera e banesës kishte qenë e mbyllur.

Pas shkuarjes së Policisë dhe zjarrëfikësave, viktima ishte gjetur brenda banesës pa shenja jete.

Policia njofton se ekipi mjekësor kishte konstatuar se në trupin e viktimës nuk kishte shenja të dhunës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i është dhënë familjes dhe me rastin është njoftuar Istituti Kombëtar i Shëndetit Publik.