Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Mitrovicë, vëllai rrah vëllanë

Policia e ka arrestuar një person në Mitrovicë nën dyshimin se ka rrahur vëllanë e tij.

Rasti ka ndodhur më 12 qershor rreth orës 19:30 në rrugën “Vojvode Bojovica”, në Mitrovicë.

Sipas Policisë, sulmi ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje në familje.

Vëllai i sulmuar ka pësuar lëndime trupore.

Viktima është duke marrë tretman mjekësor në spital.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Rasti, i cili po trajtohet si dhunë në familje, është duke u hetuar.