Mitrovicë, vdes një fëmijë 5-vjeçar pasi u godit nga vetura

Një fëmijë i moshës 5-vjeçare ka vdekur në Mitrovicë pasi që është goditur nga një veturë teksa ishte me biçikletë.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës.

Sipas Zahitit, ngjarja tragjike ka ndodhur sot rreth orës 19:00.

“Rreth orës 19:00 është raportuar se në rrugën “Shaban Polluzha” në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë dhe një biciklist. Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara ka humbur jetën viktima-biçiklisti  i moshës 5-vjeçare”, ka bërë të ditur Zahiti për KALLXO.com.