Mitrovicë, vdes në QKUK personi që u lëndua të shtunën në aksident trafiku

Një burrë 70-vjeçar, i cili ishte lënduar në një aksident trafiku në Mitrovicë më 11 korrik, ka vdekur sot.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën se ka ndërruar jetë personi B.H., 70 vjeçar, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK”, tha Zahiti.

Viktima ishte lënduar në aksidentin e trafikut të ndodhur më 11 korrik, në rrugën e “Adriatikut” në Mitrovicë.

Me urdhër të prokurorit të rastit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.