Mitrovicë, tri aktakuza për falsifikim të testeve COVID-19

Tri aktakuza janë ngritur nga Prokuroria e Mitrovicës për falsifikim të testeve të COVID-19.

Lajmin për ngritjen e këtyre aktakuzave e ka bërë të ditur për KALLXO.com zëdhënësi i kësaj Prokurorie, Valon Preteni.

Preteni ka shtuar se edhe tri raste të tjera tashmë janë në procedurë hetimore.

“Sipas të dhënave të ofruara nga shkrimorja e PTH Mitrovicë, deri tash janë pranuar gjashtë (6) raste që kanë të bëjnë me falsifikimin e testeve COVID. Për tri lëndë deri tash janë ngritur tri (3) aktakuza, kurse tri (3) lëndë janë në trajtim”, ka konfirmuar Preteni për KALLXO.com.

Raste të falsifikimit të testeve janë evidentuar pothuajse në të gjitha komunat e Kosovës.

Policia e Kosovës ka arrestuar dhjetëra persona në Prizren, Pejë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan e Prishtinë.

Dyshohet se falsifikuan teste të COVID-19, Prokuroria e Ferizajt ngrit dy aktakuza

Shtatë persona po hetohen për falsifikim të testeve COVID-19 në Prizren