Mitrovicë, tre persona raportojnë në Polici se u janë marrë kriptovalutat nga një i panjohur

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Mitrovicë janë ankuar tre persona pasi një person i panjohur i ka mashtruar dhe u ka marrë kriptovaluta.

“Tre ankues kanë raportuar se janë mashtruar nga një i dyshuar i panjohur i cili u ka marrë të dhënat e tyre dhe përmes mashtrimit u ka marrë kriptovaluta” – thuhet në raport të policisë.

Policia ka bërë me dije se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është nën hetime.