Mitrovicë, thyhen xhamat e objekti të shtëpisë së shëndetit

Në shtëpinë e shëndetit në Mitrovicë sot gjatë ditës ka ndodhur një incident, ku janë thyer edhe xhamat e këtij objekti.

Policia e Kosovës në Mitrovicë ka treguar për KALLXO.com se një person është revoltuar brenda Qendrës së Shëndetit dhe ka thyer një xham të objektit.

‘’ Policia në Mitrovicë ka pranuar një thirrje nga QKMF për një incident në atë lokacion dhe menjëherë i është përgjigje thirrjes. Nga stafi mjekësor është njoftuar se një person sipas tyre me probleme mendore ishte revoltuar dhe kishte thyer një xham të objektit. Policia bashkë me stafin mjekësor kanë qetësuar situatën dhe më pas personi ka pranuar trajtim mjekësor’’ ka thënë për KALLXO.com Ilmi Prekazi nga Policia e Mitrovicës.