Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Mitrovicë, tentohet të digjet një lokal

Një qytetar ka njoftuar se disa persona kanë hedhur një shishe me lëndë djegëse para lokalit të tij i cili ishte i mbyllur. Më pas persona tjerë pasi kanë vërejtur flakën, kanë intervenuar dhe kanë arritur që ta ndalin zjarrin.

Nga ky incident një xham është krisur e që vlera e dëmit të shkaktuar raportohet të jetë rreth 200 euro.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Evlija Qelebija” në Mitrovicë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore.

Rasti duke u hetuar.