Arrest/Ilustrim FOTO-KALLXO.com

Mitrovicë, sulmon fizikisht familjarët e tij

Policia ka arrestuar një të dyshuar për dhunë në familje.

Rasti, sipas raportit policor, ka ndodhur në Mitrovicë, dje rreth orës 8:30.

“Është arrestuar i dyshuari,   i cili pas një mosmarrëveshje në shtëpi  i kishte sulmuar fizikisht familjarët e tij të gjithë kosovarë”, thuhet në raportin e Policisë.

I dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.