Ilustrim

Mitrovicë - Sulmohet fizikisht shoferi i autoambulancës që po e transportonte pacientin me COVID-19

Një shofer i autoambulancës në Mitrovicë ka raportuar është sulmuar fizikisht nga shoferi i një veture e cila nuk i ka dhënë të drejtën e përparësisë së kalimit, përderisa ishte duke bartur pacientë me COVID-19.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në rrugën Knjaz Miloshi në pjesën veriore dje rreth orës 13:00.

Tutje policia sqaron se viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të  prokurorit  rasti procedohet në procedure të  rregullt.