Mitrovicë - Shoqërohet në Polici i dyshuari për fajde

Policia ka njoftuar se ka shoqëruar për në Stacionin Policor një person të dyshuar për fajde, në Mitrovicë, më 13.02.2025.

“Njësia e Hetimeve gjatë zhvillimeve hetimore ka identifikuar dhe ka shoqëruar në Stacionin Policor të dyshuarin mashkull kosovar, nën dyshimin për veprën e lartcekur – fajde.” – ka njoftuar Policia.

Sipas Policisë, me vendim të Prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.