Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Mitrovicë, shoferi i autobusit raporton se u sulmua nga dy persona 

Një burrë ka raportuar në Polici se derisa ishte duke drejtuar autobusin, dy persona, të cilët sipas tij i kanë folur në gjuhën serbe, kanë dalë nga një veturë dhe me një shkop druri i kanë thyer parafangot dhe pasqyrat e autobusit.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të policisë.

Policia njofton se lidhur me këtë rast, janë ndërrmarrë veprimet policore dhe rasti është duke u proceduar. 

Rasti raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Filip Vishnjiq” në Mitrovicë të enjten, më 05.09.2024 rreht orës 22:05.