Foto: Ilustrim

Mitrovicë, sekuestrohen mjete shpërthyese, një kallashnikov dhe 22 fishekë

Në shtëpinë e një të dyshuari në Mitrovicë dje janë gjetur dy granata dore, disa detonatorë, një AK-47 [kallashnikov] dhe 22 fishekë.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, sipas të cilëve mjetet shpërthyese janë sekuestruar nga ana e ekipit përkatës të EOD-së, ndërsa arma dhe fishekët nga ana e Policisë.

Tutje është treguar se i dyshuari nuk është hasur nga Policia dhe se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

Përpos në Mitrovicë, mjete shpërthyese gjatë ditës së djeshme janë hasur edhe në Hajvali të Prishtinës e në Prizren.

Në Prizren nga KFOR janë tërhequr nëntë granata dore, ku njëra nga to në mënyrë të sigurt është shpërthyer ne vendin e ngjarjes.