Ilustrim

Mitrovicë, sekuestrohen armët në ahengun familjar

Në orët e mesditës së ditës së djeshme ka pasur të shtëna me armë zjarri në një lagje në Mitrovicë.

Pas pranimit të informacionit, policia ka bërë të ditur se ka identifikuar vendin ku janë dëgjuar të shtënat me armë, në të cilin mbahej në aheng familjar.

Në njoftimit e policisë thuhet se në vendin ku po mbahej ahengu familjar janë sekuestruar dy armë dhe disa gëzhoja, ndërsa në cilësi të të dyshuarit është intervistuar A.M, 34 vjeçar, i cili dyshohet se ka shtënë më armë zjarri në aheng.

Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.