Ilustrim

Mitrovicë, rast i rëndë i mashtrimit

Një rast i mashtrimit është raportuar të ketë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, në lidhje me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar i cili dyshohet se kishte marr nga viktima 1 mijë e 500 euro .

I dyshuari ka marr paratë nga viktima me premtimin se do t`i rregullojë dokumentacionin  për vajzën e tij e cila kishte nevoj të shkonte jashtë vendit për shërim, pasi që vajza e viktimës ishte e sëmurë dhe kishte nevojë qëtë trajtohej jashtë vendit.

I dyshuari për këtë rast pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.