Mitrovicë, Policia sekuestron një armë dhe arreston tre persona për vjedhje
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona si të dyshuar për një vjedhje që ka ndodhur ditë më parë në Marinë të Skenderajt.
“Si rezultat i hetimeve të zhvilluara dhe dyshimeve të bazuara, hetuesit policorë gjatë ditës së sotme (30.08.2024) në tre lokacione kanë realizuar bastisje me ç’ rast kanë arrestuar tre të dyshuarit H. H.,19., vjeçar, E.G., 18 vjeçar dhe E.H., 43 vjeçar, të tre shtetas të Republikës së Kosovës, të njëjtit dyshohen se me datën 18 gusht 2024, në katër shtëpi në fshatin Marinë të Skenderaj, kanë kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’”- ka bërë të ditur Policia.
Gjatë bastisjes është sekuestruar një armë e gjatë dhe dëshmi tjera relevante që ndërlidhen me veprën penale.
Pas intervistimit, ndaj tre të dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.