Ilustrim

Mitrovicë, persona të panjohur dëmtojnë një veturë

Një qytetar ka raportuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur ia kanë dëmtuar veturën e tij e cila ka qenë e parkuar.

Sipas policise, rasti ka ndodhur në rrugën “Evlia Qelebi” në Mitrovicë, të dielën rreth orës 02:03.

Njësiti policor në vend ngjarje ka gjetur dhe konfiskuar 4 predha të kalibrit 9 mm.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.