Foto: Policia e Kosovës

Mitrovicë, parandalohet kontrabandimi i 1,040 pakove me mallra ushqimore

Policia e Kosovës ka parandaluar një kontrabandë me mallra ushqimore në Mitrovicë.

Sipas njoftimit, gjatë patrullimit në terren, në Mitrovicë, Policia ka pikasur një furgon me targa vendore me të cilin dyshohej se po kryhej kontrabandë.

“Policia ka arritur ta ndaloj automjetin të cilin e drejtonte një mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit, të ngarkuar në automjet janë gjetur 1040 pako me gjëra ushqimore më vlerë rreth 14.000 euro” – njofton Policia.

Në njoftim bëhet e ditur se malli dyshohet që është i kontrabanduar, andaj rasti është adresuar te Dogana e Kosovës që të trajtohet më tej.