Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Mitrovicë, një person shqetëson ish bashkëshorten, ndalohet në stacion policor

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në Mitrovicë.

Sipas policisë është arrestuar i dyshuari i cili ka shqetësuar ish bashkëshorten e tij me të cilën janë të ndarë që një vit.

“Të dy palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar në stacion policor për 6 orë” – thuhet në njoftim të policisë.