Ilustrim

Mitrovicë, një person i arrestuar për sulm me armë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Mitrovicë, i cili pas një mosmarrëveshje ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër, ku më pas me një tjetër person  të panjohur e kanë sulmuar edhe fizikisht viktimën.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një gëzhojë.

Sipas njoftimit, viktima si pasojë e sulmit fizik ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 18:40.