Mitrovicë, një grua sulmon policët  

Një grua nga Mitrovica është arrestuar dje pasi ka sulmuar zyrtarët policorë.

Sipas Policisë, gjatë arrestimit të saj një zyrtare policore ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë” rreth orës 13:15.

Tutje Policia shton se me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.