Foto: KALLXO.com

Mitrovicë, një grua raporton se u sulmua nga i dashuri

Një person në Mitrovicë të Jugut është arrestuar dje nga Policia pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua.

Sipas Policisë, i njëjti dyshohet se ia kishte marrë viktimës telefonin nga dora dhe ia kishte hedhur në tokë duke ia dëmtuar.

“Sipas viktimës, kjo kishte ndodhur pasi që me të dyshuarin kishin qenë për një kohë në lidhje dashurie”- thuhet në raportin e Policisë.

Sipas Policisë, pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.