Mitrovicë, një burrë e një grua arrestohen për prostitucion

Në 24 orët e fundit në polici është raportuar një rast për marrje me prostitucion.

Policia ka njoftuar se në lidhje me këtë rast, ka arrestuar një burrë dhe një grua në Mitrovicë.

Sipas njoftimit të policisë, rasti për të cilin janë arrestuar të dyshuarit ka ndodhur para një jave, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar gjatë ditës së djeshme.

Pas intervisimit të dy të dyshuarve, policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në procedurë të shpejtë.