Mitrovicë, në një aheng familjar sekuestrohen dy armë

Në një aheng familjar në Mitrovicë ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Për këtë, Policia e Mitrovicës ka pranuar një informacion se ka të shtëna me armë zjarri në Kçiq.

Pas kësaj, Policia e Kosovës ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe në cilësi të provave materiale fillimisht janë identifikuar disa gëzhoja, ndërsa nga dy të dyshuarit që kanë shtënë me armë janë sekuestruar dy armë të llojit pistoleta.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar dy të dyshuarit E.A.,22 vjeçar dhe Sh.U.,52 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës. Ndërsa pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, tha ai më tej.

Sipas Zahitit, ndaj tyre është iniciuar rast për veprat penale – përdorim i armës dhe armëmbajtje pa leje.