Ilustrim
Mitrovicë, ndalohen 4 persona për vjedhjen e 33 eurove nga e-kioska e Gjendjes Civile
Policia e Mitrovicës ka njoftuar se pas një pune intensive hetimore të enjten ka arritur të identifikojë 4 të dyshuar, të moshës së mitur, të cilët kishin dëmtuar një kioskë elektronike (e-kioskë) të Gjendjes Civile dhe nga aty, sipas zyrtarëve të Gjendjes Civile, kishin marrë 33 euro.
Dëmtimi i kioskës elektronike dhe vjedhja ka ndodhur më 18 tetor në fshatin Kçiq i Madh të Mitrovicës.
Vlera e përgjithshme e dëmit të kioskës elektronike ishte rreth 2,000 euro.
Në lidhje me këtë rast, sipas Policisë, është kontaktuar prokurori i cili ka udhëzuar që katër personat e dyshuar të intervistoheshin në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe të zyrtarit nga Qendra për Punë Sociale.
Pas intervsitimit dhe procedurave të tjera janë iniciuar rastet – asgjësim apo dëmtim i pasurisë, dhe – vjedhje e rëndë, ndërsa personat janë liruar në procedurë të rregullt.