Mitrovicë, ndahen 40 pako ushqimore për familjet në nevojë

Fondacioni “Freskia” do të shpërndajë 40 pako ushqimore për familjet në nevojë pas situatës së krijuar me pandeminë COVID-19.

Për shpërndarjen e këtyre pakove ushqimore kishte ndihmuar edhe drejtoresha për Mirëqenje Sociale Nazan Kërveshi.

Me këtë rast drejtoresha Kërveshi, ka falënderuar fondacionin në fjalë për këtë ndihmë.

Deri më tani në Kosovë janë identifikuar 112 persona të infektuar me COVID-19.