Mitrovicë, marrëveshje bashkëpunimi me projektin për rini të financuar nga USAID

Kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me drejtorin e programit “Up to Youth”, projekt ky i cili financohet nga USAID-i.

Projekti “Up To Youth”, është aktivitet pesëvjeçar i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe ka për qëllim mobilizimin e rinisë për të qenë forcë e ndryshimeve pozitive, zhvillimin dhe demonstrimin e shkathtësive të buta/jetësore për rininë, si dhe mbështetjen e partnerëve të qëndrueshëm për kultivimin e një mjedisi, ku rinia mund të përfshihen në mënyrë pozitive të dobishme.

Gjithashtu programi i këtij projekti zhvillohet edhe në tre komponentë kryesorë; përforcimi i të rinjve që të bëhen forcë e ndryshimeve në komunitet, të rinjtë të pajisen me aftësi dhe shkathtësi të buta përmes trajnimeve, si dhe përforcimi i komunikimit në mes të institucioneve dhe të rinjve.

Në fund të takimit, të dy palët u dakorduan që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.