Mitrovicë, konfiskohen 23 kartela grafike për prodhimin e bitcoinëve

23 kartela grafike apo katër riga aparate për prodhimin e bitcoinëve janë konfiskuar në një shtëpi në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën Veriore.

Konsifikimi nga Dogana është bërë pasi që një grua kishte raportuar në polici për dhunë në familje.

KALLXO.com ka siguruar raportin e Policisë në të cilin bëhet e ditur se burri ishte arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje.

“Sot, më datë 26.04.2022 në orën 11-25 nëpërmjet lidhjes telefonike, kemi pranuar një informatë nga Lagjja e Boshnjakëve në Mitrovicë. Personi i dyshuar  pas një mosmarrëveshjeje me bashkeshortin janë ndarë. Pasi që është arrestuar nga organet kompetente, bashkëshortit gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre kanë vërejtur se gjenden të instaluara pajisje për prodhimin e bitcoinëve”, thuhet në raport policor.