Mitrovicë - Instruktori dyshohet se pranoi ryshfet për kalimin e testit me shkrim për patentë-shofer

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy persona për dhënie dhe marrje të ryshfetit, në Mitrovicë, të enjten, më 15.01.2025. 

Sipas Policisë, dyshohet se njëri prej të arrestuarve, në cilësinë e instruktorit të vozitjes në një Autoshkollë private, ka pranuar nga i dyshuari tjetër para, me qëllim të lehtësimit të procedurës për kalimin e testit me shkrim për kategorinë B të vozitjes. 

Ndërkaq, Policia thotë se në cilësi të provave materiale janë sekuestruar 600 euro, para të gatshme dhe dy telefona celularë. 

“Me urdhër të Prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.” – njofton Policia, më 16.01.2025.